Sergio Ramos ka qenë objekt i talljeve në Twitter nga dy persona të njohur. Saktësisht, kapiteni i Real Madridit është tallur nga Xavi Aguado dhe Pablo Alfaro. Me kartonin e kuq dje, Ramos numëron plot 19 kartona të kuq në La Liga dhe rivalët e tij janë duke u tallur me të. Aguado e ka etiketuar Alfaron në Twitter pas këtij incdidenti duke shkruar: ”Më në fund, kjo mbaroi”. Dhe Alfaro u përgjigj:

”Ishte vetëm çështje kohe”.Ramos numëron një shifër rekorde prej 24 kartonash të kuq në 5471 ndeshje me Real Madridin.

Dhe kjo nënkupton se Ramos është përjashtuar me të kuq çdo 22 ndeshje për Real Madridin.Kartoni i djeshëm i kuq ishte i dyti për Ramosin në La Liga këtë sezon.Sa për informacion, Aguado ka luajtur për Real Zaragozan gjatë sezoneve, 1990-2003, teksa Alfaro ka luajtur për Barcelonën dhe Atletico Madridin gjatë asaj kohe.