Alberto Moreno duket se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Liverpulit. Lojtari erdhi me shumë bujë te skuadra “e kuqe” nga Sevija dhe duket se do të shkojë përsëri andej nga erdhi. 25 milionë euro të paguara dhe tashmë një dëshirë për ta lënë të lirë falas.

Lojtari nuk është në planet e trajnerit Jurgen Klop dhe nuk është i preferuar as për tifozët e Liverpulit. Edhe teknikur gjerman tashmë duket e bindur që ta lërë lojtarin të lirë falas në merkaton e janarit.

Në merkaton e verës skuadra e Sevijas ishte gati të paguante për të marrë mbrojtësin, por ai nuk u la nga skuadra e Liverpulit, ndërsa tani mund të shkojë falas te ish-skuadra e tij.