Prej paradites së sotme, Vllaznia ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë për kampionat ndaj Kukësit. E përcaktuar për ditën e hënë në orën 16:45, për këtë ndeshje është vendosur që takimi do të luhet në “Elbasan Arena”.
Megjithatë kjo nuk përbën ndonjë problem për kuqeblutë. Morali në rradhët e tyre duket i lartë pas fitores së arritur ndaj Dinamos, javën e 22-të.
Përpos kësaj, kontigjenti i lojtarëve, tashmë për ndeshjen e rradhës ndaj Kukësit, do të jetë thuajse i “cunguar”, megjithatë trajneri Brdariç nuk e ka shumë mendjen tek to. Formacioni i parë tashmë ka shumë alternativa dhe për rrjedhojë ndaj Kukësit pritet që të hedhë në fushë 11-shen më të mirë.
Vllaznia kuptohet që do të synojë të dalë me tre pikë nga ky ballafaqim i vlefshëm për javën e 23-të të Abssinet Superiore, pavarësisht se përballë do të ketë një nga ekipet më të mira të kampionatit, siç është Kukësi. Megjithatë, kjo nuk duket ndonjë problem, sepse edhe kuqeblutë nga ana e tyre do të kërkojnë më të mirën e mundshme.
Kështu, shpresohet shumë që ecuria e mirë të vazhdojë edhe më tej pas ndeshjes me Dinamon, sepse vetëm në këtë mënyrë skuadra mund të rritet në klasifikim. Vllaznia renditet në vendin e katërt me 38 të pike të grumbulluara, po aq sa kanë edhe kuksianët.
Maringlen ZHIVANI