ë dielën në Shkodër Erzeni do të përballet me Vllazninë. Shijakasit vijnë pas humbjes 3-1 me Tiranën në Elbasan fundjavën e kaluar. Gjatë javës tekniku Xhevahir Kapllani ka punuar fort me skuadrën për ndeshjen e së dielës.

Kthimi tek rezultatet pozitive është shumë i rëndësishëm për shijakasit. Takimet e fundit skuadra ka bërë mjaft gabime sidomos në prapavijë duke pësuar gola.

Kapiteni i ekipit Gëzim Krasniqi i cili luajti vetëm pak minuta me Tiranën pritet ta nis si titullar në “Loro Boriçi”. Ai është një garanci më shumë në repartin e prapavijës, sidomos në luftën në ajër. Gjithashtu edhe rikthimi i Florjan Kadriut pritet të jap shumë energji në kundërsulmet e Erzenit.

Ndeshja ndaj Vllaznise do te luhet te dielen ne oren 18.00 ne Shkoder dhe padyshim qe te dy ekipet do te futen ne fushe per te marre fitoren e cila do t’i mbaje ne loje per arritjen e objektivave te tyre.