HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShehi kërkon lojë shahu në Shkodër, ja si mund të rreshtohet Tirana...

Shehi kërkon lojë shahu në Shkodër, ja si mund të rreshtohet Tirana përballë Vllaznisë

Katërmbëdhjetë pikë larg është Vllaznia nga vendi i parë. Skuadra shkodrane aktualisht ndodhet shumë larg kreut që mbahet nga Tirana e vendit të parë.

Gjithsesi, trajneri Orges Shehi është duke punuar për sfidën që luhet në Shkodër. Në dy ndeshjet e para Tirana ka marrë katër pikë, ndërsa ka triumfuar në Shkodër dhe ka marrë një pikë me vlerë në kryeqytet, ndeshjen e parë për 2022-shin.

Dihet që Tirana do të ketë dy mungesa, Totren dhe Toshevskin. Gjatë gjithë këtyre ditëve Shehi ka kërkuar përqendrim dhe lojë perfekte, duke mos gabuar në taktikë.

Me mungesën e dy lojtarëve, një në mbrojtje dhe një në mesfushë, problemi i madh mbetet krahu i djathtë. Shehi ka dy opsione. I pari që të luajë me katër mbrojtës, duke sakrifikuar Tolin si mbrojtës i djathtë dhe i dyti të kthehet e të luajë me tre në mbrojtje.

Pak a shumë skuadra do të rreshtohej në një 3-4-3. Bekaj do të luante titullar në portë, më pas vjen treshja Behiratçe, Najdovski e Hoxhallari. Në mesfushë Toli, Limaj, Hoti dhe njëri prej Përgjonit ose Ismajlgecit. Në sulm treshja e zakonshme De Silva, Seferi dhe Xhixha.

Tirana aktualisht është në kuotën e 53 pikëve në 24 javë kampionat.Kur duhen edhe 12 javë, Shehi kërkon nga skuadra që edhe këtë fazë të tretë të plotësohet objektivi, grumbullimi i 20 pikëve në një fazë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments