Futbollistet shkodrane qe luajne ne Europe vazhdojne te bejne mire dhe njeri prej tyre qe po spikat kohet e fundit eshte Elsit Sala. Ai vetem brenda 6 ditesh ka shenuar 2 gola duke e ndihmuar ekipin e tij Valletta FC te merrte dy fitore te rendesishme si ne kampionatin maltez ashtu edhe ne Kupen e ketij vendi.

Te parin e shenoi ne ndeshjen e kampionatit ndaj ekipit Sliemo Wonderers. Ka qene minuta e 82-te e saj kur rezultati ishte 2-1 dhe me golin e tij mesfushori shkodran shenoi golin e trete dhe te sigurise per ekipin e Vallettas.

Te dytin nderkohe e ka shenuar ne ndeshjen çerekfinale te Kupes ndaj ekipit Marsaxlokk te fituar nga Valletta FC me rezultatin 3-0. Ka qene minuta e 5-te e ndeshjes kur Sala ka goditur sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete dhe ne kete menyre i hapi rruge fitores te skuadres se tij.

Sala eshte shnderruar ne nje nga lojtaret me te rendesishem te kesaj skuadre dhe jo vetem po luan vazhdimisht si titullar por po shfaqet edhe si golashenues. Ne kampionat ka shenuar 3 gola dhe 2 ne Kupen e Maltes.

Te mos harrojme se Elsit Sala eshte vetem 22 vjeç, por eshte adaptuar shume mire me kampionatin e ketij vendi dhe tek Valletta FC e vleresojne maksimalisht, madje i kane ofruar edhe rinovim kontrate, ndonese vete lojtari eshte duke pare edhe opsione te tjera ne kampionate te ndryshme.
Gjergj KOLA