Jane kthyer me tre kupa nga turneu nderkombetar “Citta della Pace” zhvilluar ne Roveretto te Italise, ekipit e “Atletik Klub Shkodra’. Ata kane marre pjese me tre ekipe ne kete turne nderkombetar dhe me te tre kane zene vende te para duke treguar nje nivel te larte perfaqesimi ne kete turne ku kane marre pjese shume ekipe nga vende te ndryshme te Europes.

Kupa e parë është fituar nga ekipi i futbollit të moshave U-9 me trajner Denis Çokaj dhe Eder Zmijani. Ndërkohë që po të njëjtin sukses arriti edhe ekipi U-11 me trajnerët, Erion Mandi dhe Fatjon Taraboshi.

Me shumë interes u prit edhe konkurimi i ekipit të futbollit për femra me trajner Ditmir Rakaj dhe Selman Legata, për të cilin ishte pjesëmarrja e parë në këtë turne. Ekipi në fjalë ka vetëm pak muaj që është formuar dhe konkuron edhe në Superligën e Kampionantit Kombëtar të futbollit të femrave

Vajzat futbolliste shkodrane bënë një prezantim të shkëlqyer duke i fituar të gjitha ndeshjet dhe ne finale munden 5-4 me 11-metersha ekipin US Isera dhe u shpall fitues i krejt turneut.

Ekipet e kesaj Akademie jane kthyer sot ne Shkoder ku jane pritur nga familjaret dhe te aferm te femijeve pjesmarres qe padyshim jane lumturuar nga nje sukses i tille i tyre ne kete turne./SHKODRA-SPORT.COM/