Andreas Ndoji ishte zbulimi i këtij sezoni tek Olimpiakos. Futbollisti me origjinë nga Shkodra, por i lindur dhe rritur në Greqi ishte një nga hyrjet e akademisë këtë edicion që lamë pas në skuadrën bardhekuqe. I aktivizuar më së shumti në rolin e qendër mbrojtësit, 20-vjeçari ka spikatur për cilësitë e tij fizike, por edhe teknike.

Besimi i dhënë nga rekordmenët e futbollit helen është shpërblyer më së miri nga Ndoj. Që me performancat e tij, jo vetëm ka rritur vlerat tek skuadra e Olimpiakos, por ka tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave nga jashtë Greqisë. Kështu skuadra nga ligat kryesore në Europë si ajo gjermane dhe spanjolle kanë shfaqur interes për mesfushorin.

Ndoji është një futbollist që përveç rolit që ka mbuluar si mbrojtës qendre, mbulon edhe atë të mesfushorit shkatërrues. Që është edhe poziconi natyral i futbollistit me origjinë nga Shkodra. Vlera e kartonit në merkato e numrit 74-të është 2 milionë euro, por me siguri Olimpiakos mund të përfitojë akoma më tepër duke parë interesin e skuadrave të mëdha për Ndojin.

Për futbollistin pas çështjes së “nxehtë” mes federatës greke dhe asaj shqiptare për të marrë shërbimet e tij. Duket se do ketë edhe një tjetër verë të “nxehtë” përsa i përket së ardhmes për sezonin e ri futbollistik.
Endri ÇINARI