HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREShkodrani Karakaçi sërish protagonist me golin e tij: Fitojmë çdo ndeshje në...

Shkodrani Karakaçi sërish protagonist me golin e tij: Fitojmë çdo ndeshje në stadiumin tonë

Abaz Karakaçi është kthyer në një nga protagonistët absolut të Elbasanit me gola nga java në javë edhe pse luan si mesfushor. Në fitoren ndaj Korabit shënoi golin e barazimit me anë të 11-metërshit. Pas ndeshjes ai dha një prononcim për MCN TV ku u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren.

“Korabi është ekip i fortë, na ka mundur në fushën e vet neve dhe Bylisin. Kemi objektiva të tjera dhe do të fitojmë çdo ndeshje në fushën tonë, nuk diskutohet.

Kemi probleme me pësimin e golave, jemi gjithë kohës për të shënuar gola, sulmojmë çdo ndeshje dhe lëmë hapsira prapa, por duhet rregulluar.

Jam i kënaqur për golin, dedikimi i shkon djemve të ekipit. Falenderoj çunat pasi janë të nivelit të Superiores, falenderoj edhe trajnerin për besimin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments