Veleçiku i Koplikut ndalet serish. Pas barazimit javen e kaluar ndaj Gramshit, pretendent, pasditen e sotme ai eshte mundur nga nje tjeter rival siç eshte Oriku.

Ne ndeshjen e luajtur ne Vlore, djemte e drejtuar nga trajneri Haris Lika jane mundur me rezultatin 2-0. Te dy golat jane pesuar qe ne pjesen e pare dhe koplikasit nuk kane qene ne gjendje te reagojne duke mos arritur te marrin qofte edhe nje pike.

Kuptohet qe kjo distafe i largon ata disi me shume nga kreu, megjithate kjo nuk do te thote se kane hequr dore nga objektivi i tyre sepse ka edhe shume jave deri ne fund te kampionatit.

Ne çdo deklarate te tyre, drejtuesit e Veleçikut jane shprehur se pretendojne te ngjiten ne kategorine e pare por per ta bere kete gje sigurisht qe duhet fituar ndaj rivaleve dhe kete gje nuk e kane bere ne te gjitha rastet./SHKODRA-SPORT.COM/