Ish-basketbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë Zenel Vekshari, që nga dita e djeshme është emëruar trajner i ekipit të basketbollit të femrave Kamza Basket. Emërimi është bërë nga drejtuesit e klubit shumësportësh në një ceremoni që kanë zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës. Për Veksharin që ka punuar për vite me rradhë krah Petrit Osmanit në pankinën e Vllaznisë në basketboll për meshkuj, kjo do jetë përvoja e parë si trajner me femrat megjithatë ai e ka marrë me shumë dëshirë teksa ka premtuar se Kamza Basket nën drejtimin e tij do të synojë një vend në katërshen e ekipeve më të mira të vendit.