Opinion nga Ramadan BIGZA

Ne prag te ndeshjes se pare per eliminatoret e Kampionatit Boteror te vitit 2014, ne rrjetin social facebook eshte percjellur nje informacion, i cili ben te ditur formacionin e mundshem te kombetares sone ne ndeshjen e pare ndaj kombetares se Qipros. Per te qene me i sakte me lexuesit po e shkruaj kete formacion ashtu siç eshte percjellur. Berisha,Dallku, Cana, Mavraj, Lila,Bulku, Kukeli, Vila, Meha, Sadiku, Bogdani. Nuk e di sa eshte i sakte ky formacion apo cili eshte burimi i tij, megjithese informacioni eshte percjellur ne facebook nga nje adrese e njohur “Talentet shqiptare”, qe i referohej emisionit prestigjoz “Procesi sportiv”. Kesisoj nuk ka asnje arsye per te menduar te kunderten. Pra gjykuar ne kete qe eshte shkruar, te bie ne sy nja fakt, qe ne kete formacion nuk ka asnje futbollist shkodran. Ironia qendron ne faktin se pikerisht sot futbollistet shkodrane, ndoshta si asnjehere tjeter keta vitet e fundit,kur them vitet e fundit, kam parasysh prezantimin e tyre ne keto dy dekada, eshte me i mire se kurre, me bindes se asnjehere. Eshte veshtire ta kuptosh pse ne kombetaren tone modeste mungojne futbolliste te tille si Teli, Sukaj, Bala, Vajushi, Gocaj etj. Pse, qofte edhe ne formacionin e mundshem mungojne emra te tille si Salihi apo Lika.
Nuk do ta kishim ngritur si problem nese nuk do te ishte vete trajneri yne i kombetares Di Biazi, i cili pat thene disa kohe me pare, qe ne kombetare do te luajne ato qe aktualisht gezojne nje forme te mire. Nese trajneri yne i kombetares nuk ka pasur mundesi ti ndjiqte futbollistet qe ai do te kishte ne dispozicion,edhe pse kjo eshte detyra e tij primare, duhej te pyeste per formen e tyre. Dhe nese do ta bente kete ai do te mesonte se futbollisti me i mire aktualisht ne kampionatin shqiptar eshte Erion Vucaj. Nese do te pyeste me siguri qe Bekim Bala eshte bere snajepri i nje skuadre, dikur me emer shume te madh, Sparta e Prages. Nese do te kishte pyetur trajneri yne, me siguri qe do t’i thonin se Xhevahir Sukaj vazhdon te shenoje me ekipin e tij Sepahan qe eshte kampion i Iranit. Nuk po flas per Telin, qe askush nuk e di mosthirrjen e tij ne kombetare teksa ka mbetur ne histori si gardiani- mbrojtes i nje futbollisti te madh si Kristiano Ronaldo. Askush nuk e di se pse asnjehere pjese e kesaj kombetareje nuk eshte bere asnjehere nje talent si Armando Vajushi apo lojtari me i ri i Liteksit Edon Hasani. Sigurisht qe nuk e kam fjalen tek aktivizimi sepse kjo eshte nje ceshtje qe i takon trajnerit, por te qenit pjese e kombetares eshte mese e domosdoshme. Ne fakt eshte nje shperblim qe vendi u ben atyre.
Duke u ndalur tek formacioni i pritshem i kombetares sone ne ndeshjen me Qipron dhe tek tema jone per shkodranizimin e kombetares, dua te kthehem disa vite mbrapa. Ka qene nje ndeshje e kombetares sone, nderkohe qe Vllaznia e asaj kohe nuk e kishte kete prodhim cilesor qe ka sot. Ndersa  si gazetar po ndiqja nga afer pergatitjen e kombetares ne prag te kesaj ndeshjeje, me ofrohet trajneri i njohur Shyqyri Rreli, i cili me thote:” Ramadan kam grumbulluar per kete ndeshje Arjan Laçejn sepse nuk mund ta konceptoj kombetaren e Shqiperise pa shkodranë”. Forma e shkelqyer e shume futbollisteve tane dhe kontributi i tyre ne klubet ku ata luajne nuk eshte thjeshte nostalgji e imja per Shkodren dhe shkodranet ,por eshte nje domosdoshmeri.