Futbolli i femrave ne Shqiperi nga viti ne vit jo vetem po rrit cilesine e tij, por tashme kemi edhe nje detaj tjeter shume interesant qe na ben te besojme se e ardhmja do te jete edhe me e mire.

Numri i femrave qe kane marre liçensen dhe kane nisur pune si trajnere, po rritet gjithnje e me shume dhe Shkodra eshte qyteti qe kryeson ne kete drejtim.

Tek “Juban Danja” punojne me moshat Paula dhe Loreta Jaku nderkohe qe kete zanat tashme kane nisur te ushtrojne edhe Greta Lazri, Donilda Sufaj e se fundi edhe nje tjeter ish- futbolliste.

Behet fjale per Joana Thomaj, ish- futbollisten e ekipit AAS dhe se fundi e Juban Danjes por qe eshte detyruar ta nderprese karrieren si shkak i nje demtimi.

Megjithate ajo nuk do te largohet nga futbolli. Pak dite me pare perfundoi kursin dhe mori liçensen “Uefa B” nderkohe qe se fundi ajo ka nisur pune si trajnere. Ka marre drejtimin e ekipeve te moshave per djem dhe vajza te komunitetit rom dhe egjiptian ne Shkoder.