Milan thuhet se është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me mesfushorin e Swansea City, Ki Sung-yueng, kontrata e të cilit është pranë skadimit.

Sipas Calciomercato.com, ekziston tashmë një ‘marrëveshje e përgjithshme’ midis drejtorit sportiv të Milanit, Massimiliano Mirabelli dhe përfaqësuesve të mesfushorit jug-korean, transmeton “Transferimet”.

Madje, sipas gazetës italiane, testet mjekësore janë aranzhuar dhe Ki e dëshiron vetëm Milanin, pavarësith ofertave nga klubet e Premier League.