Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet Bundesligës, pasi Elvis Rexhbecaj ka luajtur për 90-minuta në takimin që Volfsburgu ka humbur 3-0 ndaj Hofeneimit.

Në këtë ndeshje, Rexhbecaj ka luajtur si mbrojtës i majtë, pavarësisht pozitës së tij natyrale si mesfushor shkatërrues.

Megjithatë duhet thënë se kjo nuk është ndeshja debutuese e këtij futbollisti, pasi ka luajtur edhe në takimin ndaj Hanoverit, duke hyrë si zëvendësues në fushën e lojës.

Në një prononcim për “Sportbuzzer.de”, trajneri i Volfsburgut, Bruno Labbadia është shprehur:

“Elivisi ka lënë një përshtypje të shkëlqyer gjatë përgatitjeve dhe kjo ishte arsyeja që ne i dhamë mundësinë ta niste ndeshjen ndaj Hofeineimit si titullar. Presioni ishte prezent, por ai ia doli në shumë faza.

Mund ta quaj një fillim të mirë për Rexhbeçaj në Bundesligë, pavarësisht rezultatit negativ”, ka thënë trajneri i Volfsburgut duke komentuar paraqitjen e mesfushorit shqiptar, Elvis Rexhbecaj. /vipsport/