Tek Vllaznia nuk ka kohe per te festuar. Ajo sonte do te qendroje ne Lituani dhe neser do te niset serish drejt Shqiperise. Aty ku do te vijoje punen ne stervitje sepse tashme e pret nje sfide edhe me e veshtire.

Uefa Women’s Champions League pas turit te pare qe funksionon me grupe, ka percaktuar 32 skuadrat me te mira te Europes te cilat do te luajne ne turin e dyte me njera- tjetren. Shorti i ketij turi do te hidhet diten e premte, date 16 gusht ne Nion te Zvicres, ne oren 13.30.

32 skuadrat jane ndare ne dy vazo, ku ne te paren jane ato me koefiçent me te larte dhe qe rrjedhimisht jane ekipet me te mira te kontinentit. Vllaznia dhe Mitrovica jane ne vazon e dyte.

Sipas rregullit te UEFA-s, ndeshjet e para te turit te dyte do te luhen ne datat 11/12 shtator ne fushen e skuadres me te dobet. Pra, Vllaznia do ta luaje ndeshjen e pare ne Shkoder ndersa te kthimit dy jave me vone ne transferte.

Po kush mund te jene kundershtaret e Vllaznise? Mundesite jane per 16 skuadra si rivale duke filluar nga Lion i Frances, per te vazhduar me Wolfsburgun e Gjermanise, PSG te Frances, Barcelonen e Spanjes, Bajern Mynih, Sllavia Prage, Manchester City, Brondby, Fortuna, Zyrih, BIIK Kazygurt te Kazakistanit, Gllazgou City, Atletiko Madrid, Sparta Prage, Twente dhe Fiorentinen./shkodrasport.com/

Vazo 1
Lyon (FRA) coefficient 129.865
Wolfsburg (GER) 112.575
Paris Saint-Germain (FRA) 99.865
Barcelona (ESP) 91.160
Bayern München (GER) 67.575
Slavia Praha (CZE) 59.870
Manchester City (ENG) 59.655
Brøndby (DEN) 50.045
Fortuna Hjørring (DEN) 47.045
FC Zürich (SUI) 44.230
BIIK-Kazygurt* (KAZ) 34.580
Glasgow City (SCO) 34.085
Atlético Madrid (ESP) 33.160
Sparta Praha (CZE) 32.870
FC Twente* (NED) 26.900
Fiorentina (ITA) 26.890

Vazo 2

St. Pölten (AUT) 20.270
ŽFK Spartak* (SRB) 17.955
Arsenal (ENG) 17.655
Piteå (SWE) 17.655
Göteborg (SWE) 17.655
FC Minsk* (BLR) 16.625
Juventus (ITA) 14.890
Ryazan-VDV (RUS) 14.580
Hibernian* (SCO) 13.085
Breidablik* (ISL) 10.930
Lugano (SUI) 10.230
Chertanovo (RUS) 8.580
Vllaznia* (ALB) 7.315
Anderlecht* (BEL) 5.465
Braga* (POR) 3.630
Mitrovica* (KOS) 0.330