Opinion nga Redan Bushati
Që Shpëtim Duro nuk është më kryepankina shkodrane, këtë nuk e pohoj unë, por… vetë klubi i futbollit «Vllaznia». Një gjë të tillë mund ta vërtetojnë secili prej jush, që “Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Vllaznisë dhe Këshilli i Trajnerëve është jashtë funksionit”.
Të dashur lexues, prej kohësh përflitet për largimin e trajnerit tiranas, por edhe për mosfunksionimin e Këshillit të Trajnerëve, madje kjo e konfirmuar edhe nga njëri prej anëtarëve të saj, në një studio televizive lokale. Por ajo që të bën më tepër përshtypje është lajmi zyrtar. Ndaj, mos ngurroni dhe klikoni në faqen zyrtare të klubit «Vllaznia» (http://www.vllaznia.al/), aty ku do të gjeni të gjithë njësitë përbërëse të saj, përveç emrin e trajnerit dhe atyre të Këshillit të Trajnerëve. Të gjithë pa përjashtim, deri edhe tek punonjësi më i thjeshtë i klubit «Vllaznia» ka emrin në sitin zyrtar të klubit, përveç trajnerit dhe këshillit të trajnerëve. Me gjasë, tashmë Shpëtim Duron e kanë “fluturuar”. Për mirë apo për keq, këtë koha do ta tregojë…