Në mbrëmjen e djeshme janë mbyllur edhe ndeshjet e para për turin e dytë në “Conference League”. Surpriza më e hidhur ka ardhur nga ana e Teutës që nuk arriti të reagonte as kundër modestëve të Inter Escaldes duke humbur në shifrat 0-2.

Befasia pozitive ishte ajo fitore e marrë nga Laçi ndaj Craiovës duke fituar 1-0, ndërsa e pritshme ishte dështimi i Partizanit me Bazelin. Sa i përket Vllaznisë mbetet ende në garë për kualifikim pas humbjes në shifrat minimale 1-0 me AEL Limasol.

Te shkodranët mbeten edhe shpresat më të mëdha që një ekip i Superiores të shkojë deri në fazën e “Play Off” në “Conference League”.

Në rastin se Vllaznia do të përmbysë rezultatin me AEL Limasol do të përballet me fituesin e çiftit Qarabag-Ashod. Në këtë çift nuk është ideuar ende fituesi pasi ekipi izraelit befasoi duke barazuar pa gola në transfertë.

Nga ana tjetër Laçi ka më shumë shanse për të tejkaluar pritshmritë që të eliminojë Craiovën, por në turin e tretë e pret Anderlehti në përballjen e ferrit. Ndërkohë me Partizanin thuajse të eliminuar dhe Teutën që nuk ka bindur për asnjë moment të vetëm në Europë, e gjitha shpresa varet te Vllaznia. /Sport Ekspres/