Shqipëria U-17 do të luajë dy miqësore me moshatarët e Italisë, gjatë muajit shkurt. Dy federatat kanë arritur marrëveshjen, ndërsa janë vendosur edhe oraret.
Ndeshja e parë Shqipëri U17 – Itali U17 do të zhvillohet më datën 21 shkurt në stadiumin “Air Albania” të Tiranës dhe do të nisë në ora 17:00.
Ndërsa ndeshja “e kthimit” me këtyre dy skuadrave do të luhet më 23 shkurt e do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në ora 12:00.
Në fillim të muajit shkurt Kombëtarja U-17 do të luajë dy ndeshje të tjera ndaj Bosnje-Hercegovinës U-17 që do të zhvillohen po në Shqipëri, por me ndryshimin që këtë herë do të jenë të ftuar lojtarët e vitëlindjes 2006 e më pas do të vijnë dy miqësoret me Italinë me grupin tjetër të vitlindjes 2007.