Nga Cuadrado te Di Maria. Asnjëri nga këta të shtatë nuk do të largohet në janar, por vështirë se do të rinovojnë në qershor. Mbyllja e merkatos së janarit “vulos” muajt e fundit në Torino të disa lojtarëve të Juves, kontratat e të cilëve janë pranë skadimit. Asnjë prurje në janar, siç pritej, por shtatë prej lojtarëve aktualë do të kenë “valsin” e fundit, me pak mundësi për ta zgjatur qëndrimin e tyre në Mole. Le të shohim kush janë ata.
1.Juan Cuadrado
Vitin e kaluar, Cuadrado fitoi edhe një vit tjetër të kontratës së tij, pasi arriti të luajë 40 ndeshje sezonale. Megjithatë, ai do të largohet në qershor. Asnjë propozim nga klubi për ta zgjatur më tej aventurën e tij bardhezi.
2. Alex Sandro
Ashtu si Cuadrado, Alex Sandro do të kishte gjithashtu të drejtën për një vit tjetër të kontratës së tij, pasi të arrinte 40 paraqitje sezonale. Megjithatë, Juve duket se është gati t’i japë fund bashkëpunimit në verë. Me pak fjalë, do të jetë e vështirë ta lejojë atë që të arrijë qëllimin për rinovim, 40 ndeshje.
3. Charles Pinsoglio
Tani për tani ka pak shenja për rinovimin e Pinsoglio, vlerë e shtuar për listat e pagesave, edhe pse është rritur në sektorin e të rinjve të Juventusit. Klubi do të bëjë vlerësime më të kujdesshme në pranverë, kur e ardhmja e afërt do të jetë më e qartë.
4. Adrien Rabiot
Mbajtja e Rabiot përballë ofertave nga Premier League nuk do të jetë e lehtë. Në rast se Juve nuk do të marrë pjesë në Champions League e edicionit të ardhshëm kjo do të bëhet praktikisht e pamundur. Megjithatë, francezi është ndër kolonat e Juventusit të Allegrit.
5. Leandro Paredes
Pa u kualifikuar në 1/8 e Champions League, ka rënë poshtë një kusht detyrues për ta blerë. Juve për momentin nuk duket i bindur nga Paredes për të shkuar më tej, pa Champions është e kotë të mendosh për këtë.
6. Arek Milik
Lëndimi komplikon pak një sezon perfekt të deritanishëm. Juve ka vetëm një opsion blerjeje të Milik për 7 milionë, pa detyrim. Ai do të konsiderohet një lojtar që ka mundësi të qëndrojë, por nuk është aq e qartë.
7. Angel Di Maria
Ka disa zëra për zgjatjen e kontratës edhe një vit të dytë për Di Marian, i cili megjithatë do të vendosë për të ardhmen vetëm në pranverë. Edhe ai është i lidhur me Ligën e Kampionëve, krahasuar me muajt e kaluar kur dukej se kishte më shumë shanse për të qëndruar.