Vllaznia po kalonte momente jo te mira pas dy humbjeve te fundit dhe njekohesisht po tregon se ky eshte sezoni i oshilacioneve te medha te saj. Por nese ka lojtar qe jo vetem nuk ka patur oshilacione, por loja e tij ka ardhur gjithnje ne rritje, ai eshte Fjoart Jonuzi.

Mesfushori kukesian jo vetem po shquhet per lojen e tij ne mesfushe, por tashme edhe si golashenues. Madje ne keto ndeshjet e fundit me ate se çfare po ben, “ia kane lakmi” edhe sulmuesit: Ka shenuar 4 gola ne 5 ndeshjet e fundit. Jo me kot, eshte per momentin lojtari me vleren me te madhe ne treg, nder futbollistet kuqeblu.

Vete klubi Vllaznia permes nje posteri te publikuar diten e sotme ne faqen zyrtare, e ka quajtur Jonuzin, njeriun e momentit. Ka shenuar fillimisht ndaj Partizanit, me pas ndaj Bylisit per kupe, per te vijuar me golin e shenuar ndaj Laçit po per kampionat.

Beri nje “pauze” ne ndeshjen e kampionatit ndaj Bylisit dhe shenoi serish mbreme ndaj Erzenit. Nje lojtar i cili jep gjithmone maksimumin ne fushen e lojes dhe jo me kot, ka fituar zemren e tifozeve shkodrane.

Nuk ka lindur ne qytetin e tyre, por tashme eshte vertete nje shkodran i mire. Po kalon nje forme te shkelqyer dhe me siguri qe ka per te dhene ende edhe me shume./SHKODRA-SPORT.COM/