Ne Vlore e kane marre shume seriozisht ballafaqimin me Vllaznine, i vlefshem per turin e pare te Kupes se Shqiperise. Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi po i ben “presion” skuadres se tij per te kerkuar me çdo kusht fitoren ne perballjen e se henes.

“Kupa e Shqiperise eshte prioritet per Flamurtarin. Buxhetin dhe kushtet i keni si te jemi ne Superiore, ndaj pres kualifikimin ndaj Vllaznise. Nuk kemi pse t’i druhemi ketij kundershtari, pasi jemi ne te njejtin nivel me te, pavaresisht se gjendemi nje kategori me poshte.

Eshte detyrim fitorja dhe kualifikimi ndaj Vllaznise. Perqendrohuni per te dhene maksimumin ne ndeshjen qe do te luajme ne Vlore ne menyre qe te hedhim nje hap te sigurte per kualifikimin ne turin tjeter”- kane qene fjalet e presidentit Idrizi ne adrese te lojtareve dhe trajnerit Troisi.

Numri 1 i klubit vlonjat ka leshuar nderkohe edhe nje “thumb” per Vllaznine kur eshte shprehur: “Pse te mos e kemi objektiv Kupen e Shqiperise? Ne me Vllaznine jemi ndeshur edhe me perpara dhe kemi fituar. Nuk e kemi enderr qe te luajme ndaj Vllaznise, pasi shikojeni pak historine.

Ndaj e kemi prioritet Kupen e Shqiperise keshtu qe pse te mos fitojme dhe te ecim perpara. Ne kemi strukture Superioreje qe nuk kemi pse te mos e synojme kete trofe”./SHKODRA-SPORT.COM/