Sidrit Guri ka shënuar për skaudrën e Ostende. Edhe pse nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në kampionatin belg, Guri ka arritur të gjejë rrjetën në ndeshjen e Kupës së Belgjikës, në përballjen Hogstraten.

Sulmuesi shkodran e kërkonte me ngulm këtë gol dhe e gjeti brenda 10 minutave. Në “T2itterin” zyrtar të Ostende, e pranuan që ky gol do t’i shërbejë shumë Gurit për të rritur besimin e tij.

Kohet e fundit ka patur shume diskutime ne lidhje me kete futbollist. Kuptohet qe pritshmerite mund te kene qene me te medha tek klubi aktual por kuptohet se ai do kohen e vet per t’u pershtatur.

Goli i sotem i Gurit eshte nje tregues se ai po lirohet dhe gradualisht do te shnderrohet nje nje element te rendesishem te Ostende.

E njejta situate thuajse eshte edhe tek Kombetarja. Presioni ndaj tij eshte i madh dhe mbase kjo gje nuk e le ate te shprehet si duhet. Megjithate kemi te bejme me nje lojtar te talentuar tek i cili duhet besuar deri ne fund.