Dy mungesa dhe po kaq dilema ka Skënderbeu për ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë, që do të zhvillohet të hënën në orën 17:00 në stadiumin e Korçës. Mesfushori Dejvid Janaqi dhe sulmuesi Uçe Sebastine nuk do të jenë nën urdhrat e Gvozdenoviç.

Mesfushori është i dënuar nga Disiplina, ndërsa sulmuesi vuan shqetësimet fizike prej frakturës në trinën e këmbës së djathtë. Nga ana tjetër, ajo që mban peng stafin është gjendja fizike e sulmuesit Frenklin Ahanonu.

Golashënuesi ka dhënë sinjale rikuperimi dhe sot do të provojë të bashkohet me ekipin për të parë se sa mund të përballojë ngarkesën.

E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin e majtë, Ergi Zenullari, i cili për shkak dëmtimi, ka disa javë që mungon.