Shqipëria dhe Hungaria masin forcat nesër në orën 20.45 në Puskas Arena, në takimin që vlen për kualifikueset e Botërorit 2022. Nje takim ky shume i rendesishem per te dy ekipet sepse ka te beje me vendin e dyte ne renditje.

Kompanitë e basteve kanë caktuar edhe koeficientët për këtë sfidë. Gjigandët e lojërave të fatit, Bet365 shohin hungarezët si favorit. Triumfi i vendasve të Hungarisë vlerësohet 2.00.

Në krahun tjetër, fitorja e djemve të Edi Reja kuotohet 3.80, ndërsa barazimi 3.30.Shqipëria renditet në vendin e dytë me 12 pikë, 4 më pak se Anglia. Synimi është kualifikimi në Botëror, në një grup ku gjenden Kombëtare me potencial si Anglia, apo edhe Polonia.

Hungarezet me te drejte konsiderohen pretendente per fitoren e kesaj ndeshje ngaqe ndoshta eshte shansi i tyre i vetem per te mbetur ne loje per vendin e dyte, ndersa Shqiperia nderkohe duket se eshte e kenaqur edhe me nje barazim ne kete ndeshje.