Ajo pritje e shkelqyer e bere ne rastin e gjuajtjes se Mba drejt portes, jo vetem i ka dhene Vllaznise barazimin 0-0 ndaj Partizanit, por njekohesisht edhe çmimin e “Lojtarit te ndeshjes” per portierin Kristi Qarri.

Ne sondazhin e zakonshem te çdo jave qe organizon “Shkodra Sport” kane marre pjese 443 votues. 27.09 % e tyre, pra 120 vete e kane shpallur Qarrin si me te miren, pikerisht per shkak te asaj pritje.

Ne vend te dyte eshte renditur Esat Mala me 103 vota (23.25 %) dhe podiumin e ploteson Geralb Smajli i cili me aktivizimin e tij ne pjesen e dyte i dha tjeter gjalleri manovres sulmuese ne krahun e djathte. Per te kane votuar 65 vete ose 14.67.

Pas kesaj tresheje renditet Balaj me 52 vota, Esin Hakaj me 33, Lorik Boshnjaku me 27, Ardit Krymi me 26 etj. Por nderkohe lexuesit tane duken shume te zhgenjyer me disa lojtare te tjere te cilet nuk i kane votuar fare./SHKODRA-SPORT.COM/

SONDAZH/ Sipas jush, Cili ishte lojtari i ndeshjes Vllaznia-Partizani?