Njukasëll më në fund ka gjetur trajnerin e duhur për t’i besuar projektin. Pas shumë emrave, ofertave dhe refuzimeve, sheikët kanë zgjedhur Unai Emerin që t’i besojnë stolin.

Akutalisht Emeri drejton Vijarealin në La Liga, por brenda 48 orëve pritet të zyrtarizohet si tekniku më i ri i Njukasëllit. Spanjolli do të heqë dorë nga një ekip kampion i Ligës së Europës te një ekip që rendite në vendin e 19-të në Premier Ligë, por që ambiciet i ka të mëdha.

Sipas gazetës spanjolle ‘’The Atlhletic’’, Vijareali nuk është në dijeni të kontakteve të trajnerit të saj me sheikët gjë që sjell hije dyshimi. Emeri ka komunikuar personalisht me Amanda Staveli, e cila është shefe ekzekutive te Njukasëlli dhe ndjek urdhrat e sheikëve.

Tani, skuadra angleze do të duhet të paguajë 7 milionë euro në arkat e Vijarealit për klauzolën e lirimit të Emeris. E veçanta është se Emeri do të drejtojë mbrëmjen e sotme Vijarealin në Champions në sfidën ndaj Jang Bojsit, ndërsa në fundjavë pritet të jetë në stolin e Njukasëllit në sfidën ndaj Brajtonit.