Ekipi i Murlanit po behet gati per startin e gjysmes se dyte te sezonit dhe per kete arsye, diten e sotme kane zhvilluar nje ndeshje miqesore me ekipin e Beselidhjes ne Lezhe, ndeshje qe e kane humbur me rezultatin 1-5.

Sigurisht qe ne kete miqesore rezultati nuk ka shume vlere, nderkohe qe per t’u veçuar eshte fakti qe trajneri Pepaj i ka aktivizuar te gjithe lojtaret qe ka patur ne dispozicion sepse me interes per te ka qene te shohe disa lojtare te rinj qe i jane bashkuar se fundi skuadres.

Por nga ana tjeter, “Shkodra Sport” meson se pjese e Murlanit per gjysmen e dyte te sezonit nuk do te jene tre futbolliste te huaj qe luajten me fanellen verdh e zi ne pjesen e pare te sezonit.

Keshtu, pjese e Murlanit tani e tutje nuk do te jene me brazilianet Yuri e Joao si dhe australiani Usama. Ata nuk kane bindur aq sa duhet me performancen e tyre dhe per kete arsye, stafi teknik ne bashkepunim me drejtuesit e klubit kane vendosur te nderpresin bashkepunimin me ta.

Vendi i lene bosh nga largimi i tyre pritet te mbushet ne ditet ne vijim me lojtare te tjere me cilesore qe pritet t’i bashkohen ekipit te Murlanit dhe me keta lojtare skuadra mendohet te kete synime me ambicioze per pjesen e mbetur te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/