HomeKRYESORESpektakël pa krisma në “Etihad“, nga supersfida përfiton... Liverpuli

Spektakël pa krisma në “Etihad“, nga supersfida përfiton… Liverpuli

Spektakël pa krisma në “Etihat Stadium”, me Manchester Cityn dhe Arsenalin që nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në krye-ndeshjen e javës së 29 të Premier Leagues angleze.

Në të dielën e Pashkës, dy skuadrat u ndanë në paqe, ndonëse për 90 minuta u zhvillua një përballje mjaft e luftuar. Vlen të theksohet se rastet ishin me pikatore për të dy skuadrat, teksa as vendasit dhe as “Topçinjtë” e Mikel Artetës, nuk arritën të mposhtin frikën e humbjes.

Këta të fundit i dhanë fund serisë së humbjeve radhazi në “Etihad Stadium”, duke marrë një pikë të rëndësishme dhe njëkohësisht duke mbyllur sezonin me bilanc pozitiv ndaj Manchester City-t.

Ky barazim i shërben më shumë Liverpoolit, që tashmë kryeson i vetëm me 67 pikë, i ndjekur nga Arsenali me 65 dhe Manchester City me 64, megjithatë gara është plotësisht e hapur dhe me 9 javë nga fundi, Premier League premton një betejë të jashtëzakonshme për titullin kampion.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments