HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStadium me 31 mijë vende në Krajovë, bastet nënvlerësojnë Vllazninë në Conference...

Stadium me 31 mijë vende në Krajovë, bastet nënvlerësojnë Vllazninë në Conference League

Vllaznia luan me Universitatea Craiova për turin e dytë të Conference League. Të enjtë në 19:30 në Rumani, shkodranët përballen në ndeshjen e kthimit, me duelin e parë në “Loro Boriçi” që përfundoi 1-1.

Shkodranët janë në udhëtim për këtë duel, teksa pasditen e sotme do akomodohen në hotel. Në lidhje me sfidën e së enjtes, kompanitë e basteve shohin të favorizuar vendasit e Craiova.

1.24 është fitorja e rumunëve, kundrejt koeficientit 11 të Vllaznisë. Barazimi në këtë duel shihet me kuotën 5.5. Vllaznia luan në një stadium modern, kapaciteti i të cilit është 31 mijë vendësh.

Gjithsesi do te jete fusha e lojes ajo qe do te vendose per gjithçka sa i takon skuadres qe do te vazhdoje rrugetimin me tej ne “Conference League”. Pavaresisht koeficentit aspak te favorshem, shkodranet do te tentojne te bejne me te miren e tyre per te qene ata te kualifikuarit per ne turin tjeter.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments