Thomas Strakosha, portieri shqiptar i Lazios, është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra e tij eliminoi Dynamo Kyivin duke e mposhtur 4 me 2 pas dy ndeshjeve.

Në ndeshjen e parë, ekipet barazuan 2 me 2, kurse në të kthimit në Ukrainë, italianët triumfuan 0 me 2.

Lucas Leiva dhe Stefan De Vrij shënuan dy golat për klubin nga Roma.