“The Sun” raporton se trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar për një ribashkim me Willian në verë.

Forma e yllit brazilian është përmirësuar dukshëm këtë sezon, pavarësisht dështimeve të Chelsea, dhe me të drejtë ishte lojtari më i mirë i ‘Bluve’ në disfatën 3-0 ndaj Barcelonës të mërkurën mbrëma, transmeton “Transferimet”.

Kur Willian u transferua në Stamford Bridge, Mourinho ishte në detyrë dhe braziliani ishte shprehur shumë i lumtur që po luante nën drejtimin e një prej menaxherëve më të mirë në botë.

Andaj ai mund të jetë i interesuar të luajë sërish nën urdhërat e tij.

United dërgoi një ofertë për Willian verën e kaluar, dhe u njoftuan se lojtari nuk është në shitje, derisa ‘Djajtë e Kuq’ mund të rikthehen në verë me një ofertë 60 milionë funte.