Brazili është favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës. Këtë e thonë specialistë të ndryshëm të futbollit, duke u bazuar te kualiteti i skuadrës që drejtohet nga trajneri Tite.

Por këtë konkluzion kanë nxjerrë edhe disa ekspertë dhe shkencëtarë, duke u bazuar në statistika.

Përfaqësues të Universiteteve të ndryshme, në Insbruk dhe Mynster, por edhe të disa kompanive që bëjnë analiza ekonomike, kanë llogaritur shanset që kanë skuadrat për Kupën e Botës.

Përveçse ka nxjerrë Brazilin fitues të Rusi 2018, ky stadium evidenton edhe faktin tjetër se në finale skuadra amerikano-jugore do të ndeshet me kampionët në fuqi të Gjermanisë. / Vipsport/