Ditë më parë, mbrojtësi i Tiranës, Arjan Pisha, një ndër lojtarët më me eksperiencë në kampionatin shqiptar, u mundua që të ironizonte dyshen sulmues të Vllaznisë, që cilësohet si më e mira e kampionatit shqiptar, Xhevahir Sukajn dhe Armando Vajushin, duke cituar faktin se ai i trembej vetëm Vioresin Sinanit, i cili, ky i fundit, e ka nisur këtë sezon futbollistik nga stoli i rezervave, për arsye që dihen.

Sipas asaj, çfarë pohoi Pisha pak ditë më parë, ndër të tjera, citonte:”Sukaj-Vajushi?! Unë kam frikë vetëm Sinanin dhe nëse ky i fundit është në fushën e lojës, atëherë, gjërat ndryshojnë, pasi Sinanin  kam më të vështirë për ta markuar”.Kaq ka thënë Arjan Pisha, që indirekt ka nënëlverësuar totalisht dyshen Sukaj-Vajushi, që është edhe një farë presioni ndaj tyre, në prag të sfidës së ditës së shtunë, mes Vllaznisë e Tiranës, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në orën 16.00. Por edhe përgjigja e Xhevahir Sukajt nuk ka vonuar dhe ka qenë pikërisht, ai që ka shënuar plotë katër gola, në katër javët e para, që është shprehur:”Po, kush është Pisha?! Mua s’më bën përshtypje e gjithë Tirana, e jo më individë të caktuar. Nuk njoh as Tiranën. Njoh vetëm golat e mi, që i shënoj në çdo ndeshje dhe ua premtoj edhe kësaj here. Gjë tjetër s’më intereson”, ka mbyllur deklarimin e tij, një ndër sulmuesit më të mirë të futbollit shqiptar, Xhevahir Sukaj.