Largimi i disa futbollisteve nga Vllaznia duket se nuk do te ndalet. I rradhes qe duket se do te kete kete fat eshte sulmuesi anesor Mersian Muliu. Duke mos gjetur hapesirat e duhura tek kjo skuader, sigurisht qe jane vene ne qender te vemendjes nga ekipe te tjera.
Muliu firmosi veren e kaluar nje kontrate profesioniste me Vllaznine, por nuk u preferua asnjehere nga stafi teknik ne ndeshjet zyrtare. Ai ka luajtur vetem ne 45 minuta ne nje miqesore ndaj Terbunit dhe vetem kaq. Ndonese edhe ne kete ndeshje dha shkendia pozitive, serish askush nuk u mor me te.
Si rrjedhoje aktivizimi i tij ka qene tek te Vllaznia U21, aty ku ai ka spikatur gjithmone per formen e tij. Megjithate duket se Muliu nuk ka deshire te kete te njejtin fat edhe ne sezoni e ri.
Kjo pasi disa ekipe si ne kategorin e pare apo edhe ne Superlige, jane te interesuar per sherbimet e ketij 20 vjeçarit te Vllaznise, megjithate distinacioni i mesfushorit mbetet i hapur deri ne fund te markatos.
Pyetja qe lind ne raste te tilla eshte gjithmone e njejta: Po vlersimi i Vllaznise ndaj te rinjve ku eshte? Nese firmosin kontrata me to dhe nuk u japin mundesine te tregojne vlerat e tyre, pse e bejne kete gje.
Marinela MATIJA