Sulmuesi shkodran Armando Vajushi vazhdon të shkëlqejë në Ligën e 2 rumune. Ai ka qenë protagonist në sfidën që po luhet aktualisht mes Viitorul TG dhe Petrolul dhe pjesë e parë është mbyllur me rezultatin 1-2.

Vendasit gjetën golin që në minutën e 6-të me Tegle, ndërsa Vajushi në minutën e 34-të barazoi ndeshjen nga penallti.

Shkodrani gjuajti saktë duke ndalur topin në rrjetë, ndërsa 2 minuta më vonë Petrolul përmbysi gjithçka duke shënuar edhe golin e dytë me Constantinescu.

Për Vajushin ky ishte goli i 9-së sezonal në 19 ndeshje me Petrolul. Nje sezon pergjithesisht pozitiv dhe me shume mundesi ne fund te tij do te tentoje te firmos me ndonje skuader me te forte per te vazhduar karrieren e tij, pse jo edhe ne Itali.