Sulmuesja e Vllaznise Esi Lufo prej pak ditesh i eshte bashkuar ekipit te saj te ri, Rivers FC ne Kanada. Ajo ka udhetuar drejt ketij vendi per te vijuar atje studimet e saj te larta dhe njekohesisht do te vazhdoje te luaje futboll.

Kete gje do ta beje me ekipin ne fjale qe e ka mirepritur lojtaren shqiptare dhe kete e shpreh edhe ne publikimin e bere ne faqen zyrtare te tij ku shkruan: “Esi Lufo nenshkruan me Rivers FC. Lufo eshte nje sulmuese e shquar qe prej vitesh luan me Vllaznine, klub qe po shkon drejt fitimit te titullit te 10-te kampion rradhazi ne Shqiperi.

Në këtë sezon të fundit Vllaznia ka patur një ecuri madhështore në Ligën e Kampionëve të UEFA-s për femra. Lufo e ndihmoi skuadrën teksa fitoi kundër sllovakeve te Spartak Myjava dhe skuadrës ukrainase Vorskla Poltava ne rrugën për të fituar një vend si një nga 16 skuadrat më të mira për të kaluar në fazën e grupeve.

Në fazën e grupeve, Lufo luajti kundër gjigantëve evropianë të futbollit Chelsea, PSG dhe Real Madrid. Në moshën 21-vjeçare, Lufo tashmë ka edhe 10 ndeshje me kombetaren e Shqipërisë dhe po ashtu ka shënuar një gol për vendin e saj kundër Armenisë në kualifikueset evropiane. Rivers FC është krenar dhe i emocionuar që mirëpret Esin në klub”.

Nga sa mesohet, Lufo ka patur nje kontrate te gjate te firmosur me ekipin e Vllaznise dhe per momentin tek Rivers FC ka shkuar ne formen e huazimit teksa deshira e drejtuesve kuqeblu por edhe e vete lojtares eshte qe ajo te jete ne vere serish pjese e Vllaznise ne ndeshjet europiane.

Kujtojme qe Esi Lufo eshte pjese e Vllaznise qe ne vitin 2019 dhe ne keto tre sezone e gjysem ka luajtur ne 57 ndeshje te kampionatit me ekipin kuqeblu dhe ka shenuar 67 gola, me nje mesatare shume te kenaqshme prej 1.17 golash per ndeshje dhe sigurisht qe ky eshte nje tregues i shkelqyer per sulmuesen 21 vjeçare qe tashme do te kerkoje te tregoje vlerat e saj me te mira ne kampionatin kanadez te futbollit.
Gjergj KOLA