HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESurpriza e vetme mund të vijë nga porta, si pritet të rreshtohet...

Surpriza e vetme mund të vijë nga porta, si pritet të rreshtohet Vllaznia kundër Kukësit

Vllaznia do të ketë jo pak, por katër mungesa të rëndësishme në sfidën ndaj Kukësit. Nisur nga kjo, tekniku Tomas Brdariç do të bëjë sërish lëvizje në formacion, por edhe në skemën e lojës.

Nisur nga çfarë mësohet në portë, pritet të aktivizohet Qarri. Kjo ndoshta mund të jetë edhe surpriza e vetme. Në mbrojtje pritet të rreshtohen katërshja Fangaj, Dianje, Bulatoviç dhe Hakaj.

Mesfusha pritet që të ketë dyshen Krymi e Heriç, ndërsa për të qenë në mbështetje të sulmit, Gjurgjeviç dhe Mustedanagiç janë në një balotazh për një vend në formacion.

Në mbështetje të Aralicës që pritet të jetë në majë të sulmit, tekniku me sa duket, ka përcaktuar dyshen Kruja dhe Latifi.

Me shumë gjasa ky pritet që të jetë edhe formacioni startues.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments