Interi do të luajë sot kundër Cremoneses, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Seria A.
Zikaltërit do të tentojnë të marrin 3 pikë, ndërsa interesi është i madh për të mësuar nëse Kristjan Asllani do të jetë në fushë.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shansin e madh për ta nisur nga minuta e parë.
Megjithatë gjithçka do të mësohet pak para orës 18:00. Siç raportojnë mediet italiane, mungesa e Barellës nga kartonët dhe dëmtimi i Brozoviç, mund të detyrojë trajnerin Inzaghi ta hedhë në fushë nga minuta e parë.
Asllani ka pasur shumë progres në lojërat e tij dhe shpeshherë trajneri i zikaltërve ka qenë në qendër të kritikave për mosaktivizimin e tij.
Sot është momenti që elbasanasi të tregojë gjithë potencialin e vet, për të rënë edhe në sytë e trajnerit të ri të kuqezinjve, Sylvinhos.