Jorgo Meksi është afrimi i Kukësit në ditën e fundit të merkatos.
Ishte trajneri Gega ai që e kërkoi me ngulm afrimin e tij në ekip pasi i njeh mirë cilësitë e 27-vjeçarit që e ka trajnuar vjet te Skënderbeu. Mbrojtesi i lindur në Athinë kishte synime për transferim jashtë vendit por pa arritur të finalizojë një marrëveshje.
Në kampionatin e vendit tonë, Partizani ishte i interesuari direkt për lojtarin të cilit i bëri dhe ofertë por hezitimi i Meksit bëri që klubi i kuq të tërhiqej.
Duke parë situatën, trajneri Gega, i kërkoi drejtuesve Kuksian afrimin e mbrojtësit në ekip me drejtuesit që ia plotësuan dëshirën teknikut 58-vjeçar.