Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka folur para ndeshjes me Kaljarin, duke treguar se objektivi i Lacios është Liga e Kampionëve, pavarësisht se shumë ekipe janë afër me pikë.

Ai është ndalur edhe te çështja e De Vraj, i cili është akuzuar për doping, duke u shprehur se këto janë gjëra burokratike.

“Objektivi ynë mbetet Liga e Kampionëve dhe për ta arritur këtë duhet të bëjmë sa më pak gabime të jetë e mundshme.

Kaljari është një ekip që mundet t’i hapë probleme çdo kundërshtari, por ne jemi të përqenduar dhe jemi të përqendruar në objektivat tona.

De Vraj me doping? Ka gjëra burokratike të cilat duhen sqaruar, por sot ai do të luajë.”- u shpreh drejtori i Lacios, Tare. /Vipsport/