Lacio është gjithnjë në kërkim të talenteve të cilëve iu jep mundësinë për të treguar potencialin, e më pas ata mund të sjellin një përfitim të madh për klubin kryeqytetas.

Ky është prioriteti i drejtorit bardhekaltër, Igli Tare, i cili tashmë ka vënë nën shënjestër talentin e Fiorentinës, Dushan Vlahoviç.

Sulmuesi i klubit vjollc ka debutuar në këtë sezon të Serisë A teksa ia ka dalë të shënojë gjashtë gola. Kështu pritshmëritë për 20-vjeçarin janë të larta, ndaj Fiorentina nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtësisht.

Lacio nga ana e saj është duke përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh përserbin. Tashmë, mbetet për t’u parë edhe dëshira e lojtarit, teksa Lacio dhe drejtori Tare i kanë “hedhur grepat”. /VipSport/