Hetimi tatimor ka ‘pushtuar’ edhe njëherë zyrat e federatës së futbollit.

Një shkresë  dërguar në FSHF zbardh urdhërin për kryerjen e kontrollit dhe mban firmën e drejtorit rajonal, Dionis Imeraj.

Në objektin e kontrollit specifikohen 2 pikë. 1. Lista e personave të kontraktuar nga FSHF nga viti 210 deri në janar të vitit 2018.

2. Tatimi nga burimi për të ardhurat  nga paga , shpërblimi, bonuset, honoraret për secilin si të ardhura të tatueshme nga viti 2010 deri në 2018.

Për këtë FSHF duket se ka lajmëruar edhe UEFA-n ku është dërgur një shkresë që i referohet këtij hetimi./newsport/