Karim Benzema ishte një nga emrat më të rëndësishëm që iu bashkua kampionatit të Arabisë Saudite gjatë kësaj vere. Por ylli francez, i cili shkoi atje si fituesi i “Topit të Artë”, është shumë larg pritshmërive që kishte për të dhe tashmë duket se edhe kritikat ndaj tij po shtohen vazhdimisht.

Al Itihad e ka paguar 200 milionë euro për dy vite, por rendimenti është shumë larg me atë që u pa në vitet e kaluar te Reali, teksa skuadra po zhgënjen vazhdimisht në aktivitetet ku merr pjesë dhe që tani është jashtë luftës për titull me 22 pikë diferencë nga Al Hilal. Tifozët kanë filluar ta kontestojnë në rrjetet sociale dhe tashmë kritikat ndaj sulmuesit vijnë edhe nga mediat vendase. Në emisionin e njohur televiziv sportiv në Arabinë Saudite, “Action with Walid”, prezantuesi Ualid Al Farrazh, e ka sulmuar shumë ashpër.

“Krisja mes Karim dhe publikut rritet nga dita në ditë. Nuk ka bërë kurrë diferencën, luan me ndjenjë superioriteti, thuajse sikur thotë “po ju bëj një nder që jam këtu”. Kur në janarin e kaluar erdhi Kristiano Ronaldo, ka treguar menjëherë profesionalizëm dhe përkushtim. Benzema jo. Duket sikur shokët e skuadrës nuk e mbështetin dhe ai vetë duket sikur është në siklet. Nuk di ta shpjegoj arsyen”, tha ia.

Edhe “Goal Arabia” e sheh në të njëjtën mënyrë. “Benzema nuk ka bërë asgjë mbresëlënëse gjatë ndeshjes, dukej si një i ftuar nderi, nuk i dha kurrë një dorë skuadrës”, shkruhet për ndeshjen e fundit të humbur me shifrat 3-1 nga Al Itihad.