Atmosfera në krahasim me javën e kaluar ka ndryshuar tërësisht në kampin shkodran.

Fitorja në Lushnjë ka bërë që futbollistët të jenë më të qetë dhe këtë e demostrojnë në të gjitha drejtimet.

Mjafton të shohësh foton e këtij shkrimi për të kuptuar se gjërat shkojnë mirë. Në këtë foto janë pesë prej futbollistë pikërisht Andi Ribaj, Denis Pjeshka, Olsi Gocaj, Erald Çinari dhe Erjon Vucaj.

Mënyra si kanë pozuar apo qëllimi për të cilin e kanë bërë këtë gjë, tregon se gjithçka është në rregull.

Megjithatë administratori Gjyrezi dhe trajneri Gjoka kanë ngulmuar që skuadra të ruajë qetësinë dhe “nuk duhet të fluturojë” para sfidës me Teutën se mund ta pësojë.
© shkodrasport.com