Erik Ten Hag ka filluar të ulë tensionin mes tij dhe Kristiano Ronaldos, në tentativë për të mbyllur një herë e mirë edhe idenë e portugezit për të lënë “Old Trafford”.

Edhe pse mbas ndeshjes katatrofike përballë Brentfordit, e përfunduar me humbjen dramatike 4-0, holandezi po kërkon të gjejë kompromis me luzitanin.

Në prononcimin e fundit për median, Ten Hag vendosi që ta shpërndajë faturën e fajit, duke parë edhe sulmet e shumta që ka marrë së fundmi Ronaldo, qoftë nga media, ashtu sikurse edhe nga tifozeria e “Djajve të kuq”:

“Nuk e kuptoj pse Ronaldo në veçanti është fokusi pas së shtunës së kaluar. Ishte një paraqitje ekipore dhe humbëm të gjithë si ekip, përfshirë edhe Ronaldon, por kjo nuk do të thotë se ai ka peshën më të madhe të fajit.

Madje, garantoj se ai është ende në planet tona. Kjo është e vetmja gjë që mund t’iu them me garanci për momemtin. Është koha që të heshtim dhe të punojmë, pasi vetëm bashkë dilet nga kriza”.