Tërbuni ka zgjedhur përgatitësin e ri atletik. Andri Babaj është emri më i ri që i bashkohet stafit të Alert Alcanit për edicionin 2022-23 në Kategorinë e Parë. Pukjanët kanë zyrtarizuar ish-përgatitësin atletik të Laçit, duke kompletuar kështu edhe këtë post të rëndësishëm.

Babaj ne kete menyre do te jete pjese e stafit te trajnerit Alcani dhe natyrisht qe me punen e tij pritet te rrise edhe me shume parametrat fizike te lojtareve te Terbunit. Kuptohet qe edhe eksperienca e marre tek skuadra kurbinase, do ta ndihmoje ne kete drejtim.

Kujtojmë se në Pukë kërkojnë të jenë sërish protagonistë për Superligën, ndërsa largimi i Beqirit bëri që në stol të ulej Alcani. Me emra të njohur në ekip, skuadra nga Puka edhe sezonin e shkuar iu hapi punë klubeve të tjera rivale, duke qenë në play-off për Superligën.

E nese stafi tashme eshte plotesuar, drejtuesit e Terbunit kane nisur perpjekjet per te gjetur edhe lojtare cilesore. Kampionati i kategorise se pare ne sezonin e ri do te jete shume i forte dhe per kete arsye, duhet ndertuar nje skuader sa me solide per ta perballuar me sukses ate.