Pukjanët janë vënë në kërkim të një portieri për sezonin e ri dhe trajneri Kreshnik Krepi ka piketuar të marrë shkodranin Ervin Hallunajn. Ky i fundit, në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës me të cilin u shpall kampion i kategorisë së parë.
U mendua se me largimin e trajnerit Samuel Nikaj nga drejtimi i kësaj skuadre, do të largohej edhe ai. Për këtë arsye, drejtuesit e Tërbunit nxituan t’i bëjnë ofertë por Hallunaj ka vendosur që të qëndrojë sërish në Kosovë. Kjo bëhet e ditur nga burime pranë këtij sportisti i cili e ka vendosur që edhe sezonin e ri të luajë për Flamurtarin, aq më tepër që sivjet rikthehet në Superligën e Kosovës. Të njëjtin vendim kanë marrë edhe dy shkodranët e tjerë, Erbet Hotaj dhe Jurgen Gjini të cilët kanë nisur punën nën drejtimin e trajnerit Agron Selmani që është ulur në pankinën e kësaj skuadre pas largimit të Nikajt.
© shkodrasport.com