Kastrioti gabon sërish në shtëpi dhe këtë herë është Tërbuni skuadra që arrin të rezistojë në stadiumin “Redi Maloku”, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 0-0. Krutanët tentuan nga fillimi deri në fund të merrnin pikët maksimale, por nuk ia dolën dot.

Pukjanet vinin ne kete takim pas gabimit te bere javen e kaluar ne fushen e tyre kur u munden 1-2 nga Korabi dhe per rrjedhoje u mendua se kjo disfate do te kishte lene pasoja tek ta, por nuk ka ndodhur keshtu sepse Kastrioti nuk ka arritur dot t’i munde.

Të besurit e trajnerit Ramadan Ndreu ishin të pasaktë para portës së amerikanit Rogers dhe kështu detyrohen të kënaqen me vetëm një pikë. Krutanët kanë shkuar në kuotën e 8 pikëve, duke lënë kreun e renditjes për momentin.

Nderkohe Terbuni ndodhet ne kuoten e 5 pikeve dhe ndonese nuk i kane bere nje fillim ashtu si duhet kampionatit, serish pritet te jene pretendente deri ne fund per ngjitjen ne Superlige.

Te njejten gje ne fakt tentojne edhe Kastrioti, Beselidhja, Korabi, Egnatia, Erzeni apo dhe ndonje ekip tjeter. Grupi A sivjet duket se ka nje konkurrence shume te forte dhe rivaliteti per vendin e pare do te dhuroje shume emocione deri ne fund.
www.shkodrasport.com