Teuta triumfoi kundër Dinamos dhe mori tre pikë qetësie, ndërkohë që trajneri Renato Arapi në duelin e së shtunës kundër Kukësit do ta ketë skuadrën më të plotë.

Dy lojtarë munguan ndaj bluve për shkak se ishin të pezulluar me kartonë.

Harallamb Qaqi ishte ndëshkuar me të kuq kundër Vllaznisë.

Qendërmbrojtësi mund të luajë ndaj ish-skuadrës së tij, sikurse edhe Blerim Kotobelli që e ka shlyer pezullimin prej katër kartonëve të verdhë.